ENGJËLL SERJANI - Fundi apo fillimi i artizanatit?

Në punishten e drugdhendjes, në kufi rin e Gjirokastrës së vjetër me të renë


Usta Çaçi

Usta Çaçi është një mjeshtër i vërtetë i drugdhendjes, që për më shumë se 25 vjet e ushtron këtë profesion të lashtë të vendosur midis artit dhe zanatit. Usta Çaçi, 49 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Anastas Petridhi, zotëron një pun-ishte të vogël të vendosur në katin përdhes të një pallati të ngritur në kufi rin midis dy zonave që përfaqësojnë dy qytetërime të ndryshme tashmë të njohura të Gjirokas-trës. Midis zonës historike muzeore dhe pjesës së re të qytetit me ndërtime të reja dhe arkitekturë të ndryshme nga pjesa e vjetër. Ai punon bashkë me të vëllanë, Plutonin 33 vjeç, por edhe i ndihmuar nga e shoqja Vasilika me djalin e tij 16 vjeç, Jor-gon. Në gjuhën e sotme mund të quhet pa frikë një "biznes familjar", në krye të të cilit qëndron Usta Çaçi me mjeshtërinë e tij. Ai ndërton modelet, realizon format artistike, gdhend pjesët e vështira që kërkojnë më shumë mjeshtëri, ndërsa të tjerët pastrojnë modelet me letër smerili, lyejnë punët e përfunduara kur ato kërkojnë llak, siste-mojnë punët e përfunduara, komunikojnë me klientët. Ustai punon e drejton, të tjerët ndihmojnë dhe në të njëjtën kohë mësojnë edhe zanatin e drugdhendësit. Kur hyn në punishten e Usta Çaçit të duket sikur ke hyrë në një galeri të vërtetë arti. Në të gjitha muret dhe raftet e dhomave të saj gjen me dhjetëra punime artistike të punuara dhe të përfunduara, ose në proces. Kur shikon këtë mjeshtër midis artistit dhe zanatçiut, me punishte vendosur në kufi të dy qytetëri-meve, vetvetiu të lindin mendime për artizanatin, këtë veprimtari tradicionale në zhdukje e sipër. A është Usta Çaçi i fundmi i zanatçinjve drugdhendës gjirokastritë, apo është i pari në ringjalljen e artizanatit gjirokastrit?

Nga zanati te biznesi
Në fakt Anastasi, ky artist i lindur i punimit të drurit, nuk ka mbaruar ndonjë shkollë artistike. Ai ka mbaruar shkollën për gjeologji-miniera në Përrenjas. Nëse e pyet se ku lidhen dy profesionet, gjeo-logu me drugdhendësin, ustai qesh dhe thotë: "Të dy kanë si mjet pune çekiçin, pavarësisht nga mënyra dhe qëllimi për të cilin përdoren". Në vitet e fundit të regjimit komunist, kur pretendimet për "industri të rëndë" nisën të rrudhen e tkurren, në mungesë të një vendi pune në profesionin e gjeologut, Çaçi nisi profesionin e ri të gdhendësit të drurit, në ish-ndërmarrjen artistike. "Pas ndryshimeve politike të viteve 1990, si shumë ndërmarrje të tjera edhe "artistikja" u mbyll" dhe pjesa më e madhe e mjeshtërve emigruan në Greqi dhe nuk u kthyen më në Gjirokastër. Një pjesë tjetër e tyre tjetër ndërroi zanat, nga drugdhendës në marangozë të thjeshtë. Nuk kishte kërke-sa brenda vendit për punime artistike druri se njerëzit ishin ende të varfër, ndërsa në tregun e jashtëm prodhimet nga Shqipëria i kërkonin jashtëzakonisht lirë. "Edhe unë u nisa fi llimisht në Greqi ku punova për afro 11 vjet. Por kur pashë se në Shqipëri kishte nisur të rritej kërkesa për punime artistike druri u riktheva 7 vjet më parë dhe ngrita këtë punishte të vogël. Punojmë familjar-isht dhe jetojmë disi", thotë usta Çaçi.

Rikthimi te zanati është mjaft i vështirë, vazhdon rrëfi min e tij ustai.
- Fillimisht e nisa punën në një kthinë të vogël të marrë me qira. Vendi ku punoja ishte i ngushtë. Me kohë e dalëngadalë krijova klientelën time. Ne zanatçinjtë themi ‘puna e mirë e bën vetë pazarin‘. Tregun dhe kërkesat nuk i njihja, por kur dola me punë në disa panaire të artizanatit u orientova më mirë".

TreguNdërsa dëgjojmë mjeshtrin, që tregon dhe punon mbi një rozetë tavani të zbu-kuruar me motive floreale, hedhim një vështrim të shpejtë mbi "ekspozitën" që na rrethon nga të gjitha anët. Diku disa rozeta, kënde tavani të zbukuruara, korniza fotografi sh, kuti të formave dhe madhësive të ndryshme për mbajtjen e stolive, dhjetëra ikona me motive biblike dhe portrete shen-jtorësh etj. "Cilat janë kërkesat e tregut?" - i them ustait."Nga më të ndryshmet. Ndonjëherë më habisin me fantazinë që kanë klientët. Janë kryesisht njerëz të kamur dhe me kulturë. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e kërkesave janë këto pjesë zbukuruese të qendrës dhe anëve të tavaneve, rozeta, korniza trekëndore tavanesh, thjesht zbukurime për shtëpitë e reja që ndërtohen. Ndër më të kërkuarat janë edhe ikonat e ndryshme, është periudhë e ringjalljes shpirtërore dhe njerëzit i duan t‘i kenë në shtëpi këto shenja të Perëndisë. Por kam edhe kërkesa për ikona edhe nga Greqia, natyrisht bëhet fjalë për objekte që vendosen në kisha e manastire", thotë Anastasi.Sipas tij, me rritjen e numrit të turistëve është rritur edhe kërkesa për punime të thjeshta, me motive vendase, por çmimi që vjen nga kjo klientelë është ende i ulët dhe pa interes të madh. Kjo klientelë kërkon që sa më parë në pazarin karakteristik të qytetit në rrugën që të shpie në kala të ngrihet një bllok dyqanesh artizanati, të organizohet nga bashkia një rregullore për pazarin që aty të ketë sa më shumë dyqane të antikuarëve dhe punimeve të artizanatit vendas, kështu të shkëputur dhe të shpërndarë nuk do të mund të ringjallet tregu i zanatçinjve, thotë ai. Ndonëse disa nga punimet artistike të tij janë të ekspozuara në një dyqan të çelur nga fondacioni "Gjirokastra" dhe Konfederata e Artizanatit të vendosur në pazarin karakter-istik të qytetit të gurtë, por, sipas tij, kjo është shumë pak dhe nuk mund të bëhet fjalë për një treg të mirëfi lltë për turistët.Ashtu si shumë artizanë të tjerë të tra-ditës gjirokastrite, ai kërkon një treg më të gjerë dhe më të përqendruar për shitje, jo vetëm të punimeve të drurit, por edhe të zejeve të tjera të përpunimit artistik si të gurit, qeramikës, kashtës, leshit, thuprave të shelgut, xhefkës së misrit, qëndisjes, produkte që janë fryt i përpunimit me dorë, si sixhade, qilima, artikuj, zbukurimi prej hekuri dhe bronzi, të cilat të shiten në tre-gun vendas me etiketën "Made in Albania". Konkurrenca"Këto lloj mallrash duhet të përqen-drohen në ato pika ku lëvizja e turistëve është më e madhe, sepse ato, siç themi ne zanatçinjtë, shesin njëra-tjetrën. Por shteti duhet që të parandalojë vërshimin e të ashtuquajtura ‘prodhime artizanati‘ të ardhura nga Kina me kontejnerë, sepse ato shkatërrojnë zejet tradicionale shqiptare", thotë me shqetësim Anastasi. Ndonëse ai dhe dhjetëra artizanët e tjerë kanë nisur të përpiqen të krijojnë diçka të veçantë për të ringjallur traditën e venitur, shitja në tregun shqiptar të disa modeleve të shpifura kineze jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me traditën, historinë dhe kulturën shqiptare, por ato ulin vlerat kulturore të shqiptarëve në sytë e turistëve dhe viz-itorëve të huaj të interesuar për prodhimet artizanale shqiptare. Të ndodhur për disa orë në shoqërinë e një njeriu, që me punën e talentin e tij në gdhendjen artistike të drurit, pas kësaj his-torie të shkurtër dhe jetësore të një artisti të vërtetë duke dalë nga punishtja Usta Çaçit, aty në kufi rin mes Gjirokastrës së vjetër dhe asaj të re, ende na shqetëson mëdyshja e fi l-limit "a është Usta Çaçi i fundmi i zanatçin-jve drugdhendës gjirokastritë, apo është i pari në një proces ringjalljeje të artizanatit gjirokastrit?"

“Këshilla” për ringjalljen e traditës

Sipas Usta Çaçit, ngritja e një qendre për nxitjen

e artizanatit në zonën muzeore pranë Qafës

së Pazarit, qysh në maj 2007 nga Organizata për

Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike në

bashkëpunim me Konfederatën e Artizanatit Shqiptar

(KASH) është një iniciativë e mirë, por për

mbrojtjen dhe zhvillimin e traditave lokale të artizanatit

dhe zejtarisë duhen më shumë projekte dhe

iniciativa: Për kurse mësimi të zanateve të vjetra e

të humbura, çeljen e ekspozitave dhe panaireve për

demonstrime, praktika dhe njohuri të marketingut

të antikuarëve dhe artikujve artistike, shkëmbim të

përvojës, dhënien e kredive të buta, organizimin e

konkurseve etj.

Gjirokastra, si dëshmi e artit dhe zanatit tradicional

Gjirokastra, e njohur për vlerat e saj arkitekturore dhe artizanale, ka qenë dikur qyteti i skalitjes, punimit dhe zbukurimit të gurit, hekurit, leshit, drurit dhe materialeve të tjera tradicionale. Dëshmi të hershme të artizanatit tradicional gjirokastrit i gjen anekënd qytetit, brenda dhe jatshtë mureve të shtëpive monumentale. Tavane të dekoruar, oxhaqe të zbukuruar, dhipato të gdhendura, harkade, qoshe dhe sprethe guri, qëndisma, dantella, qilima, sixhade, kangjella hekuri dhe orendi bronzi e bakri, bastunë, djepe, orendi e produkte të duarve dhe talentit të mjeshtërve artizanë gjirokastritë. Dëshmitë më të rralla dhe më autentike janë punimet prej druri të artizanëve, që në dialektin gjirokastrit quheshin "marjanakë" që zbukurojnë ambientet e brendshme të banesave monumentale gjirokastrite. Në këto mjedise tradicionale gjen punime dekorative befasuese me mo-tive dhe dekoracione fl orale, faune, sim-bole religjioze dhe historike, produkt i du-arve të arta e mendjeve të ndritura, që për shekuj dhe dekada të tëra i kanë dhënë jetë banesës monumentale gjirokastrite. Veça-nërisht punimet në dru paraqesin vlera të padiskutueshme të talentit të artizanëve gjirokastritë. Dëshmitë më të hershme të përpunimit artistik të drurit i gjen në ob-jektet e hershme të kultit, si në ikonostaset e kishave të Labovës së Kryqit, Sopikut, Saraqinishtës, manastiret e Pepelit, Dhu-vjanit dhe Ravenës, teqenë e Melanit dhe Zallit etj. Janë me qindra tavane, sergjene, dollapë, oxhakë, musëndara, dyer, dritare, porta, shkallë të punuara me mjeshtëri nga artizanët gjirokastritë, emrat e shumë prej tyre mbahen mend ende dhe kujtohen më respekt edhe sot. Dikur këta artistë të talentuar popullorë nuk quheshin asi sot "artizanë", por thjesht usta, mjeshtër, kallajxhi, kovaç, bakërxhi, pavarësisht se ata mbartnin njëkohësisht edhe art edhe zanat. Ndër më të hershmit kujtohen Idriz Guri, Mane Xhaxhiu, Koço Beruka, Kristaq Jerani, Dhimo Bashari, Tata dhe Ramo Shehu, Koço Bashari, Note Çabeli, Taqo Bashari. Edhe sot befasohesh nga këto dëshmi të përkryera të artit të përpunimit të drurit. Fotografi të, vizatimet dhe piktu-rat e tavaneve të gdhendura e zbukuruara në banesat e familjeve tradicionale të Zekateve, Hadëratëve, Skëndulatëve, An-gonatëve, Pumove, Kikinove, Topullarajve, Kokobobove, Babaramove, Babametove, Karagjozatëve të përfshira në guida, al-bume dhe studime të ekspertëve, tashmë kanë bërë xhiron e botës. Pas vitit 1990 shumë nga këto tavane u shkatërruan, u vodhën rozetat, këndet e abazhurët, kana-tet e dollapëve e dritareve të gdhendura aq mjeshtërisht në dru. Nga pikëpamja historike, mjeshtërit dhe zanatçinjtë gjirokastritë, deri në me-sin e shekullit të shkuar, ushtronin zejet e tyre natyrshëm, pa pretendimin se bënin ndonjë art të madh. Mbijetesa e artizanatit dhe zejtarisë funksiononte si nevojë dhe mbi logjikën e njeriut të thjeshtë për të mbijetuar; "zanati s‘të lë kurrë pa bukë", "kur je zanatçi, të kërkon puna regjimit komunist, për shkak të reformave të imponuara, fati i artizanatit kaloi në dy faza, në fi llim erdhi zhdukja graduale e dyqaneve dhe iniciativave të artizanëve privatë dhe faza tjetër e kooperativizimit dhe ngritjes së ndërmarrjeve artistike që prodhonin kryesisht për eksport. Tani në dyqanet e dikurshme të rrobaqepësve, argjendarëve, marangozëve, kovaçëve, zejtarëve dhe zanatçinjve, të kthyera në tregtore të zakonshme, gjen lloj-lloj mallrash e shërbimesh të kohës, mandej në ndonjë rast edhe "punime artistike" në dru me motive e tema shqiptare plotësisht të industrializuara në Kinë, por vetëm në dy-tri dyqane të vogla mund të gjesh qilima, qëndisje dhe punime artistike origjinale.


Google+ Followers